Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e së martës në Qafë- Mollë, pranë fshatit Samurr të Elbasanit. Një makinë tip Benz i bardhë ka rënë humnerë dhe për pasojë ka humbur jetën 38-vjeçari Besnik Samurri. Të plagosur kanë mbetur tre persona që udhëtonin me viktimën, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali Fatjon Maloku.