Një makinë, e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Mylte ka plagosur një adoleshent. Pas kësaj ka përfunduar në një kanal. Policia ka nisur hetimet, sapo mbërriti në vendin e ngjarjes. Thuhet paraprakisht se shkak për aksidentin, që plagosi 17 vjeçarin ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes.