Disa muaj më parë policia e shtetit prezantoi makinën inteligjente, e cila monitoron në fshehtësi shkeljet e drejtuesve të mjeteve dhe masa administrative për çdo papërgjeshmëri u shkon në shtëpi. Kjo makinë, pas kolaudimit në Gjermani, ka hyrë sërish në veprim, ndërsa vetëm mbrëmjen e së dielës ka ndëshkuar 100 drejtues mjetsh, të cilët qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara duke u kthyer në rrezik të lartë për përdoruesit e tjerë të rrugës.