Makina ‘Range Rover’ e cila dyshohet se është përdorur për të sulmuar Top Channel është e shqiptarit nga Kosova, Ramadan Makolli. Makina dyshohet se është vjedhur në parkingun e një restoranti në Tale të Lezhës, siç tregohet në këto pamje. Pronari i mjetit, shtetas i Kosovës e ka denoncuar vjedhjen në atë kohë, ndërsa targat janë vjedhur më 31 dhjetor në Tiranë.