Majmunët shihen teksa hidhen e kridhen në një pishinë, në një kompleks rezidencial në Mumbain veriperëndimor, ndërsa temperaturat në qytetin indian vazhdojnë të qëndrojnë mbi normalen. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po i bën valët e të nxehtit më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive, ndërsa fenomeni El Ninjo po ushqen motin jashtëzakonisht të ngrohtë të këtij viti.