Një avion civil amerikan theu barrierën e zërit për herë të parë në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë, njoftoi një kompani aviacioni amerikan. XB-1, një avion demonstrues që i ngjan një avioni ushtarak, arriti me sukses standardin gjatë një fluturimi të martën, sipas Boom Supersonic, që synon të rikthejë në jetë udhëtimet me shpejtësi të lartë që u ndërprenë pasi Concordi u rrëzua në vitin 2003. Fluturimi u zhvillua në të njëjtën hapësirë ajrore ku piloti testues amerikan Chuck Yeager theu barrierën e zërit për herë të parë në 1947.