Pas dorëzimit në polici mbrëmjen e së enjtes, drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është lënë i lirë pas marrjes në pyetje nga policia. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi u shpall në kërkim si një nga aurët e dyshuar të kultivimit të 4 mijë rrënjëve kanabis në një magazinë në Peqin, për të cilën pretendohej se ishte në pronësi të tij. Por gjatë marrjes në pyetje, një gjë e tillë është hedhur poshtë nga drejtori i Burgut të Rrogozhinës, ku ka deklaruar se banesa dhe magazinat janë në pronësi të vëllait të tij dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.