Policia italiane nuk e humb për asnjë çast vigjilencën ndaj mafiozëve dhe organizatave kriminale në të gjithë territorin. Një prej organizatave, anëtarët e së cilës mbahen nën vëzhgim të rreptë policor është “Ndragheta” që operon rrezikshëm dhe aktiviteti i saj kriminal nuk ka të ndalur. Së fundmi Policia ndërmori një aksion, me një bilanc pozitiv me36 persona të arrestuar dhe sekuestrimin e një sasie prej 4 tonë kokainë.