Gazeta britanike “The Spectator” ka publikuar një artikull në lidhje e rritjen e rolit të mafias shqiptare në rrjetin e trafikimit të emigrantëve dhe qenieve njerëzore në mbarë Europën. “The Spectator”, e cilëson mafian shqiptare si më të fuqishmen në kontinent, duke thënë se pas trafikut të kokainës ka marrë rol thelbësor edhe në trafikimin e njërezve. Në artikull theksohen dhe deklaratat e fundit të kryeministrit britanik Rishi Sunak, i cili ka propozuar se për të luftuar emigracionin e paligjshëm duhet që të goditen fillimisht bandat kriminale.