Kryeministri holandez Mark Rutte ndodhet prej disa javësh nën një mbrojtje speciale, pasi ka marrë disa kërcënime serioze nga krimi i organizuar. Sipas mediave holandeze, pranë kryeministrit holandez është vënë re prania e disa anëtarëve të dyshuar të organizatave mafioze, të cilët janë parë edhe rreth shtëpisë së një gazetari investigative përpara se të eleminohej nga mafia marokene.