Top News- Maduro me uniformë burgu në gjyq/ Presidenti me këmbë të prangosura, mohon akuzat
05/01/2026 21:00

Maduro hyri në sallën e gjyqit pak pas orës 12:00 sipas kohës lindore i veshur me rroba burgu, kufje për përkthime dhe këmbë të prangosura. Gruaja e tij kishte veshur të njëjtat rroba. Të dy duart e tyre ishin të çliruara ndërsa këmbët i kishte të lidhura. Maduro shtrëngoi duart me avokatin e tij, Barry Pollack, një avokat me përvojë në gjyqe i cili përfaqësoi themeluesin e ËikiLeaks, Julian Assange. Gjyqi zgjati rreth 30 minuta, ndërsa Nicolas Maduro u deklarua i pafajshëm. Ai i tha gjykatës se është "një njeri i mirë" ndërsa këmbënguli se është ende president i Venezuelës, duke shtuar se u "mor nga shtëpia e tij në Karakas". Cilia Flores, gruaja e tij, ndoqi po të njëjtin pretendim duke pretenduar pafajësi ndërsa theksoi se është ende Zonja e Parë e Venezuelës. Ndërkohë avokati mbrojtës më së shumti e lidhi rastin me paligjshëmrinë e kapjes së tij, se sa me akuzat e ngritura nga prokurorët. Ekipi mbrojtës nuyk kërkoi liri me kusht për Maduron, duke theskuar se do e bëj kërkesën në një moment më të përshtatshëm. “Arrestimi i tij natën në një vend të huaj nga forcat e rendit të SHBA-së është një "rrëmbim ushtarak" që shkel ligjin tha avokati. Nuk është hera e parë që një i pandehur ka ngritur këtë argument. Më shumë se tre dekada më parë, Manuel Noriega i Panamasë akuzoi SHBA-në për shkelje si të ligjit ndërkombëtar ashtu edhe të mbrojtjes së procesit të rregullt ligjor duke pushtuar Panamanë dhe duke e arrestuar atë jashtë vendit. Por ky argument nuk pati sukses, gjatë asaj kohe pasi gjykatat refuzuan të merrnin në konsideratë vetë ligjshmërinë e pushtimit të Panamasë dhe u përqendruan vetëm në akuzat në aktakuzën e Noriegës. Maduro akuzohet për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës, posedim të armëve dhe pajisjeve shkatërruese etj. Ai përballet me dekada burg e ndoshta edhe burg të përjetshëm për secilën akuzë nëse dënohet.

Top Channel/ Gjermania, e kujdesshme me Trump: Merz “hesht” për Venezuelën!
07/01 12:22
Top Channel/ Trump “del hapur”: Venezuela do t`i dorëzojë SHBA-së 50 milionë fuçi naftë!
07/01 12:17
Top Channel/ 6 të vdekur nga moti i keq në Europë e Ballkan, stuhi e përmbytje, kaos udhëtimesh!
07/01 11:57
Top News- Gjysmë ore per një xhiro në pistë. Ligier, makina më e ngadaltë në Nurbruging
07/01 11:55
Top News -‘Çizme’ franceze e britanike në Ukrainë / Do të dërgojnë trupa kur të arrihet paqja
07/01 11:49
Top News – Acari mbërthen Ballkanin, borë e akull / Kaos në të gjithë Evropën, të paktën 6 viktima
07/01 11:49
Top News – I nxehti intensiv përfshin Australinë / Shkurrnajat në flakë, temperaturat mbi 45 gradë
07/01 11:22
Top News- Do t’i kthejë 50 milionë fuçi naftë SHBA / Trump ‘mbërthen’ Venezuelën, vlejnë 2.8 mld USD
07/01 11:21
Top News-Çisterna ruse ndiqet nga forcat amerikane / Putin nis luftanije e nëndetëse për ta mbrojtur
07/01 11:14
Top Channel/”Të Vullnetshmit”,deklaratë në mbrojtje të Groenlandës:Trumpin e “tradhton” edhe Meloni!
07/01 11:05
Top Channel/ Rubio: “SHBA do ta blejnë Groenlandën”! Ose do të dërgojnë ushtrinë!
07/01 11:03
Top News – Do ta blejë ose pushtojë Greenlandën/Shtëpia e Bardhë diskuton opsionet, Trump i vendosur
07/01 10:59
Top Channel/ Trump i fut frikën Europës, i tremben pushtimit të Groenlandës
07/01 00:33
Top Channel/ Zbulohet raporti sekret i CIA, çfarë iu vu në tavolinë Trump para arrestimit të Maduros
07/01 00:32
Top Channel/ Groenlanda, Trump bën gati ushtrinë. Danimarka kërkon takim me Rubion
06/01 23:28
Top News- Franca e Britania ushtarë në Ukrainë, merret vendimi i madh…Gëzon Zelensky
06/01 22:42
Top Channel/ Franca e Anglia do çojnë trupa në Kiev, Italia del kundër
06/01 22:27
Top Channel/ Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Maduros, të shtëna me armë zjarri pranë…
06/01 20:25
Top Channel/ Basti misterioz për “kokën” e Maduros! Ç’ndodhi pak orë para arrestimit të tij
06/01 20:06
Top Channel/ Acari mbërthen gjithë Europën, 6 viktima dhe kaos me qindra fluturime
06/01 19:49
DIGITALB DIGITALB