Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar para kabinetit qeveritar se fabrika e municioneve "Made in Kosova" do të përfundojë vitin e ardhshëm. Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi kërkesën për shpronësimin e pronave të ish-kombinatit bujqësor Ereniku, për ndërtimin e zonës industriale në Jahoc të Gjakovës, ku do të ndërtohet fabrika e municioneve.