Presidenti francez Emmanuel Macron telefonoi për herë të parë në disa javë presidentin rus Vladimir Putin për ti kërkuar të tërheqë trupat nga termocetrali bëthamori Zaporuizhias në Ukrainë, I cili ka fikur tashmë të gjithë reaktorët. Macron i tha Putin se pushtimi i termocentralit bërthamor në Zaporizhia të Ukrainës nga forcat ruse është shkaku kryesor I rreziqeve që janë krijuar. Presidenti francez i kërkoi Putinit të tërhiqet nga termocentrali bërthamor dhe të respektojë udhëzimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për rivendosjen e kushteve të sigurisë.