Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të hapë një pikë të dytë kalimi, në Kerem Shalom, për transportimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, të cilat i nevojiten urgjentisht popullsisë së enklavës palestineze. “Në një bisedë telefonike mes dy liderëve, Macron kujtoi nevojën për të mbrojtur civilët në Rripin e Gazës dhe nënvizoi rëndësinë e arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm”, thuhet në një deklarate të lëshuar nga presidenca franceze.