Të shtunën në mbrëmje, me 195 vota pro dhe 112 kundër, senati francez ka miratuar planin e reformës në pensione të presidentit Emmanuel Macron. Dispozita kryesore e këtij projektligji është rritja e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Dhoma e lartë e parlamentit francez votoi për reformën pas ditës së shtatë të protestave mbarëkombëtare kundër këtij plani. Shumica e qytetarëve janë kundër reformës së propozuar, sipas sondazheve të opinionit publik.