Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar të hënën se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që ka bërë për çështje ekonomike dhe politikat e vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi. Duke folur në një fjalim vjetor para ambasadorëve francezë në Paris, Macron tha se nga Kosova dhe Serbia pritet angazhim i qartë në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës në mënyrë paqësore.