Presidenti francez Emmanuel Macron nisi vizitën e tij në Tiranë me një ceremoni ku nderoi shkrimtrin e njohur shqiptar Ismail Kadare me dekoratën e lartë ‘Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit’. Më pas Macron iu bashkua nëj darke të shtruar për nder të tij në Pallatin e Brigadave, nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi se Shqipërisë nuk I kanë munguar asnjëherë miqtë francezë, teksa u përkul me respect edhe në nderim të mësuesit francez të vrarë në Arras.