Vendet baltike dhe vende të tjera evropiane janë zemëruar nga komentet e bëra nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në lidhje me garancitë e sigurisë për Rusinë, duke paraqitur zyrtarisht shqetësimin e duke i shpjeguar pozicionet e tyre francës. Në një intervistë për televizionin francez TF1, më 3 dhjetor, Macron tha se evropa duhet të përgatiste arkitekturën e sigurisë së të ardhmes dhe të mendonte po ashtu se si do ti jepte garanci rusisë ditën kur ajo do të kthehej në truezën e negociatave. Këto komente u kritikuan menjëherë nga Ukraina dhe vendet baltike.