Top News/ Macron çon ‘Mirage 2000’ në Ukrainë / Mbajnë raketat Scalp, janë prodhuar nga Dassault
07/06/2024 11:56

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi gjatë festimeve të D-Day të enjten se Ukraina do të marrë avionë të rinj luftarakë. Macron iu bashkua presidentit të SHBA Joe Biden, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve të tjerë botërorë në ceremonitë e organizuara me rastin e 80-vjetorit të zbarkimit të më shumë se 150 mijë trupave aleate në plazhet e Normandisë, më 6 qershor 1944, cka edhe coi në fillimin e clirimit të evropës së pushtuar nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore. “Ne do të nisim një bashkëpunim të ri dhe do të njoftojmë transferimin e avionëve luftarakë Mirage 2000-5 në Ukrainë të prodhuar nga prodhuesi francez Dassault si edhe do të trajnojmë pilotët ukrainas në Francë”, tha Macron për TV francez. Macron shtoi se zyrtarët ukrainas, përfshirë Zelensky-n, kërkuan nga të gjithë aleatët për më shumë ndihma, në luftën kundër Rusisë. Macron tha se ai nuk dëshiron përshkallëzim por "paqja" mund të arrihet vetëm nëse Ukraina është në gjendje të mbrohet. Macron gjithashtu i tha Zelenskyt në gjuhën ukrainase: "Ne jemi me ju dhe nuk do t'ju zhgënjejmë". Avionët luftarakë Mirage 2000-5 janë avionë me shumë funksione me një motor të zhvilluar në vitet 1970 që evoluan pas fundit të shekullit. Macron tha se franca po ndërton një koalicion me vende të tjera, për të siguruar avionë të ngjashëm me F-16, për ukrainën. Dassault Aviation prodhoi rreth 600 avionë Mirage 2000, gjysma e të cilëve u eksportuan në tetë vende, përfshirë Greqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvanin. Mirage 2000-5 është një variant i përditësuar i mbrojtjes ajrore me radar të përmirësuar. Ai mban raketat ajër-ajër Mica, si dhe raketat e lundrimit Scalp që Franca ia ka dhënë Ukrainës më herët. Macron nuk tha se sa avionë do të ofrojë Franca, duke theksuar se detajet do të mësohen në vazhdim.

Top News – ‘Khamenei i ri nuk e ka të gjatë’. Trump i pakënaqur me liderin suprem të Iranit
09/03 10:29
Top News – 120 dollarë për fuçi. Lufta fluturon çmimin e naftës në tregjet botërore
09/03 09:39
Top Channel/“Irani, tigër prej letre”.Zgjedhja e liderit të ri suprem, Trump:Nuk e ka të gjatë as ai
08/03 22:26
Top Channel/ Dezinformimi si armë lufte, “ortek” lajmesh të manipuluara në rrjet
08/03 19:36
Top News – Emiratet e Bashkuara Arabe sulmojnë Iranin / Izraeli: Goditën një fabrikë shkripëzimi
08/03 19:30
Top News – Dronët që goditën Qipron, teknologji ruse / Kremlini paralajmëron se nuk është neutral
08/03 18:50
Top Channel/ Trump “shënjestron” Kubën: Ndryshime të mëdha së shpejti, sistemi aktual ka marrë fund
08/03 15:27
Top News -‘Do ndjekim çdo pasardhës të Khameneit’/ Trump: S’do mbetet gjallë askush për t’u dorëzuar
08/03 13:06
Top News – Tornadot ‘terrorizojnë’ SHBA-në / Stuhi të forta në vend, të paktën gjashtë viktima
08/03 12:52
Top News – Do rrëmbejnë uraniumin e Iranit / Forcat speciale amerikane në mision, operacion tokësor
08/03 12:18
Top Channel/ “S’ndryshohet regjimi në Iran”, Kina zbut tonet me SHBA: Nuk duhej luftë, por…
08/03 12:13
Top Channel/ Trump: Starmer, s’kemi nevojë për ty tani që e fituam luftën
07/03 23:32
Top Channel/ Plagoset djali i Khamenei, SHBA-Izrael godasin naftën, Irani sulmon bazat amerikane
07/03 23:25
Top Channel/ Shpërthim në Bejrut pran aeroportin, TCH sjell pamjet, tymi mbulon zonën
07/03 23:24
Top Channel/ Stuhi e frikshme në SHBA, 6 të vdekur e dhjetëra të plagosur
07/03 23:23
Top Channel/ Irani sulmon Dubain, shpërthime të fuqishme e flakë, 1 i vdekur
07/03 23:07
Top News – Izraeli sulmon depot e naftës iraniane. Trump pret trupat e ushtarëve të rënë në luftë
07/03 22:18
Top News – ‘S’jemi pre e lehtë’. Sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe paralajmëron Iranin
07/03 22:00
Top News – Plagoset djali i Khameneit. ‘Sulmet kapën Mojtaba Khamenein, por është ende gjallë’
07/03 21:41
Top Channel/ Begaj mbledh mësuesit nga gjithë trevat: Jeni ambasadorët tanë më të çmuar
07/03 20:06
DIGITALB DIGITALB