Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, gjatë së cilës u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Tema kryesore e diskutimeve mësohet të ketë qënë liberalizimi i vizave për Kosovën, për të cilën presidentja ka kërkuar ndihmën e Gjermanisë si dhe dialogu me Serbinë.