Reshjet e e dendura dhe intensive gjatë mëngjesit të sotëm kanë bërë që të dalë nga shtrati lumi Gjadër në Lezhë. Më herët Bashkia e Lezhës njoftoi se për shkak të reshjeve intensive të shiut, në njësinë administrative Dajç bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër janë 15 banesë në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs ka 5 banesa në ujë.