Një 30 vjeçar është vënë në prangat e policisë Kufitare të Portit të Durrësit pasi ka tentuar që të futet me një shumë parash të padeklaruara. Në kuadër të operacionit të koduar “Fluksi 3”, është bërë i mundur ndalimi i Diafet Palushit, treti gjatë kësaj jave, për goditjen e tentativave për të futur para të padeklaruara, në vendit tonë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.