Kryeministri Edi Rama ndau me qytetarët përfitimet, sipas tij, që do të sjellë anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian. Në rubrikën periodike ‘Sy m’Sy’, kreu i Qeverisë solli shembullin e Kroacisë për të thënë se vetëm mbështetja financiare nga integrimi i plotë në union do të dhjetëfishohet. Shikoni se çfarë do të ndodhë në momentin që ne do të anëtarësohemi në Bashkimin Europian. Ky është shembulli i Kroacisë (tregon grafikun).