Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të ngulë këmbë tek Vetingu i politikanëve, që sipas tij do të pastrojë politikën nga krimi e korrupsioni për t’u dhënë qytetarëve një qeverisje të denjë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa shprehet se janë rritur sërish aplikimet për azil, gjen edhe arsyen.