Banori i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli është vënë në fokus të disktimeve për shëndetin e tij për shkak të deklaratave kontradiktore që ka bërë. Ai i tha Kiara Titos që vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa në spektakël mohoi gjithçka dhe pas bërjes së analizave rezuloti që këngëtari ishte shëndoshë e mirë. Një nga personat më të prekur ishtë Kiara, shfaqet e zhgënjyer, madje më i ka kërkuar atij që mos t’i flasë dhe mos t’i afrohet më. Nga ana tjetër Luizi vazhdimisht i kërkonte të falur për veprimin e tij. Së fundmi gjatë një bisede me banoren më të re të Big Brother Vip, Nitën, ai tregn se ka hequr dorë përfundimisht nga Kiara, përderisa kjo është dhe dëshira e saj.