Luizi ka folur për herë të parë në BBV për humbjen e babait të tij. Gjatë një bisede me Bjordin I tregoi se e ka humbur të atin 2 vite më parë, në natën e Krishtlindjeve, madje kishte folur në telefon me të disa orë para se të merrte lajmin e trishtë. Më tej Luizi ndan me të edhe pengun më të madh, faktin që nuk ka qenë aty pranë në momentet e fundit.