Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po shijojnë pushimet e para për këtë verë bashkë me familjet e tyre. Kështu kanë treguar përmes rrjeteve sociale, në bazë të disa pamjeve që kanë ndarë. Ka qenë moderatorja e njohur që ka zbuluar se si destinacion kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë. Ish-banorët e Big Brother VIP Albania duken më të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. “Këtë javë”, ka shkruar ajo. Kiara ka arritur të kthehet në formë të mrekullueshme pak muaj pas lindjes. Ajo dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother kanë mirëpritur një vajzë në prill, Luna Mari. Source Instagram: @kiaratito