Nuk është dicka e zakontë që një trajner futbolli të konfirmojë lidhjen e vajzës së tij me një prej futbollistëve me të cilët punon. Është ky rasti i trajnerit të Spanjës, Luis Enrique që konfirmoi një lajm që prej kohësh po qarkullon në median e kronikave rozë në vendin iberik, historinë e dashurisë mes së bijës, Sira Martinez me futbollistin e Barcelonës Ferran Torres dhe këtë e bëri gjatë një komunikimi me tifozët në Twitch