Nuk ka qetësi për Ukrainasit, teksa Rusia tërhoqi nga disa zona të vendit forcat ushtarake. Së fundmi mediet ndërkombëtare bëjnë të ditur se forcat ruse po rigrupohen në jug dhe lindje të vendit pas tërheqjes së trupave në veri. Kjo situatë e tensionuar ka shtyrë guvernatorin e Luhanskut, Serhiy Gaidai, të bëjë thirrje për evakuimin e civilëve.