Top News – Luftime të ashpra në Ukrainë / Kievi: Nuk e lëshojmë kurrë Bakhmutin
21/03/2023 12:03

Rusia ka intensifikuar ofensivën në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut në 24 orët e fundit, tha ushtria ukrainase të martën. Mbrojtësit ukrainas kanë zmbrapsur 120 sulme, të përqendruara kryesisht në Bahmut. Ky qytet është pika qendrore e luftimeve për muaj të tërë, dhe luftimet kanë shkaktuar humbje të mëdha në të dyja palët, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportimin ditor, duke shtuar se rusët po ashtu kanë tentuar që të përparojnë në drejtim të Avdijivkës, Limanit, Marijnikës dhe Shahtarskut. Forcat ruse kanë lëshuar bomba e raketa mbi civilët dhe infrastrukturën në 11 vendbanime përgjatë linjës së kontaktit, tha ushtria ukrainase. Forcat ukrainase po ashtu kanë zmbrapsur sulme ruse në Kupiansk, në rajonin verior të Harkivit. Forcat ruse dhe ukrainase janë përfshirë prej muajsh tashmë në luftime të ashpra për Bahmutin, edhe pse analistët kanë argumentuar se ky qytet ka pak rëndësi strategjike. Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar, tha një ditë më parë se mbrojtësit ukrainas po vazhdojnë të mbrojnë Bahmutin, pavarësisht se Rusia ka intensifikuar sulmet në këtë qytet. “Askush nuk ka besuar se nën këto sulme intensive të armikut qyteti mund të mbahej për më shumë se një javë, maksimumi dy javë”, tha ajo. “Por, falë kurajës dhe heroizmit të mijëra ushtarëve tanë, por edhe udhëheqjes së shkathët të gjeneralëve dhe oficerëve tanë, mbrojtja e Bahmutit po vazhdon”, shtoi Malyar.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB