Periferia veriore e Europës ka një marrëdhënie të ndërlikuar me Bashkimin Europian. Britania dhe Grenlanda janë ndër të paktat vende që janë larguar prej unionit. Islanda dhe Norvegjia nuk iu bashkuan kurrë. Por kjo mund të ndryshojë. – shkruan The Economist. Më 29 gusht, qeveria e Islandës planifikon të mbajë një referendum për rifillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Ndryshe nga norvegjezët, që votuan kundër anëtarësimit në vitin 1994, islandezët nuk janë pyetur kurrë në referendum për BE-në. Kjo bëri të mundur që qeveria t’i ndërpriste bisedimet në vitin 2013. Islanda pati përparim të shpejtë kur aplikoi për herë të parë në vitin 2009. Deri në vitin 2012 kishte mbyllur 11 nga 35 kapitujt e procesit të anëtarësimit. Malit të Zi iu deshën 13 vjet për ta arritur këtë.