Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale Presidenti Donald Trump sinjalizoi se lufta me Iranin mund të përfundojë brenda pak javësh, ndërsa paralajmëroi aleatët që nuk e mbështetën se do të përballen me pasojat e zgjedhjeve të tyre. Ai la të kuptohet se SHBA-të mund të tërhiqen edhe pa një marrëveshje, duke u distancuar nga zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për furnizimin global me naftë. Megjithatë, një tërheqje e tillë rrezikon të lërë pas pasoja të mëdha. Nëse Irani ruan kontrollin mbi këtë rrugë strategjike, mund të ndikojë drejtpërdrejt tregjet globale, duke rritur çmimet e energjisë dhe duke goditur ekonomitë në mbarë botën, përfshirë edhe SHBA-të.