Kështu u shpreh deputeti demokrat Saimir Korreshi, lidhur me situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Sipas Korreshit, lufta nuk po bëhet për demokratët, por për karrigen e gjithsecilit. Ndërkohë Korreshi ka shkuar edhe më tej, teksa paralajmëroi një tjetër mbledhje të Këshillit Kombëtarm pas kandidimit të Lulzim Bashës për postin e kryetarit. Saimir Korreshi e konsideroi rikandidimin e Lulzim Bashës në këto momente, si një taktikë e përdorur nga ai që të mos merrte kostot e humbjes për 14 majin.