Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me anëtarin e Parlamentit Europian, Andrey Novakov. Përmes një postimi në Facebook, Balla njofton temat që janë diskutuar gjatë takimit të tyre. Ai shkruan se është diskutuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes strukturave ligjzbatuese në luftën kundër krimit ndërkufitar.