Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald Trump, kanë mbajtur tubime teksa fushata për zgjedhjet që mund ta riformësojnë Kongresin hyri në ditën e fundit. Biden dhe Trump bënë thirrjet e fundit ndaj votuesve në Nju Jork, respektivisht në Florida. Kohët e fundit, momentumi është zhvendosur drejt republikanëve, të cilët po përpiqen që të marrin nga demokratët kontrollin e dy dhomave të Kongresit. Republikanët konsiderohen favorit për të fituar në Dhomën e Përfaqësuesve, por fitorja në Senat ende paraqet sfidë, kanë sugjeruar sondazhet.