Shtetet e Bashkuara dhe Polonia kanë marrë njëtjetër nisëm në ndihmë të Ukrainës, dhe luftës kundër Rusisë. Dy shtetet krijuan një grup për të ndihmuar Ukrainën në luftimin e dezinformimit rus. Sipas Qendrës Globale të Angazhimit, e cila punon për të nxjerrë në pah dezinformatat që vijnë nga shtete armiqësore, tha se qëllim I formimit të grupit është t’i jepet mbështetje Ukrainës “në luftën kundër agresionit të Rusisë në hapësirën e informacionit”. Departamenti amerikan i Shtetit tha se grupi i ri do t’i bashkojë aleatët “për të koordinuar mesazhet, për të promovuar raportimin e saktë rreth pushtimit rus të Ukrainës, për të përforcuar zërat ukrainas dhe për të ekspozuar manipulimin e informacioneve nga Kremlini”.