Një nga zonat me situatën më kritike të zjarreve në Greqi, është padyshim ajo e Aleksandropulit, në skajin verior të vendit, pranë kufirit me Turqinë, ku janë djegur hektarë të tëra toke, por edhe banesa. Krahas zjarrfikësve grekë, në Aleksandropuli kanë shkuar edhe ekipet e zjarrfikësve nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria dhe Republika Çeke, të cilët po ndihmojnë për të vënë nën kontroll flakët. Autoritetet greke bëjnë me dije se erërat e forta gjatë natës, e kanë vështirësuar edhe më shumë punën, teksa në terren ndodhen 295 zjarrfikës me 86 makina, nga të cilët 48 zjarrfikës me 5 makina janë nga Shqipëria.