Për Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, lufta me Rusinë mund të jetë drejt fundit të saj. Deklarata e tij është bërë gjatë një interviste për Rai 1. “Ne jemi më afër fundit të luftës”, tha lideri i Kievit teksa nënvizoi rëndësinë e takimeve kushtuar rindërtimit, pasi më herët kishte mbyllur një përballje kokë më kokë me kryeministren Giorgia Meloni. Për këtë Zelensky u shpreh se ka një plan të cilin do tua dorëzojë dy kandidatëve amerikanë për President Donald Trump dhe Kamala Harris dhe atij aktual Joe Biden.