Mali i Zi në shkurt do të këtë me shumë gjasa një qeveri të re pakice, në krye të së cilës mund të jetë ish- zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç. Koalicioni i tij “E Zeza mbi të Bardhë”, që përbëhet nga URA dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, ka kërkuar që parlamenti të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit aktual të Zdravko Krivokapiçit. Pritet që qeveria të bjerë, sepse iniciativën e ka mbështetur e gjithë opozita, kështu që do të këtë vota të majftueshme që ajo të miratohet. URA do të formonte pastaj qeverinë e pakicës, ku nuk do të merrnin pjesë dy grupimet më të forta në parlament – Fronti Demokratik në pushtet (DF) dhe partia Demokratike e Socialistëve në opozitë (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç. Por DPS do ta sigurojë mbështetjen e nevojshme.