Masakra në bregdet për pak metra tokë e për disa shezlonga më shumë, përfshirja e kryebashkiakut Fatos Tushe në afera koruptive nëprmjet tenderave apo edhe ngjarje të tjera të ndodhura në harkun kohor të vetëm pak ditëve, kanë rrëmbyer fokusin e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Yuri Kim ka komunikuar me qytetarët nëpërmjet rrjetit social tëitter ku ka nënvizuar se mbetet ende esenciale garandimi i të drejtës së pronës si transparencës në procesin e prokurimit publik.