Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të kundërpërgjigjet nëse autoritetet në Uashington autorizojnë ndalimin e platformës TikTok. Projektligji i miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve detyron aplikacionin në pronësi kineze të ndërpresë lidhjet me Kinën, në të kundërt do të ndalohet.