Tensionet në Kosovën veriore të populluar nga serbët, një pikë e ndezur në Ballkanin Perëndimor për dekada, janë rritur ndjeshëm që nga nisja e luftës në Ukrainë. Që kur presidenti Vladimir Putin futi trupat në Ukrainë, në Veri ka patur tensione, shkëmbime zjarri dhe barrikada. BE-ja ka paralajmëruar se dështimi për të zgjidhur këto fërkime rrezikon ta kthejë Serbinë dhe Kosovën në të kaluarën e tyre të dhunshme. Sipas Al Jazeera, pushtimi rus i Ukrainës ka përkeqësuar frakturat në Ballkanin Perëndimor dhe ka thelluar ndarjen Beograd-Prishtinë.