Duket se perspektiva po bëhet gjithnjë e më e afërt...hapësira do shndërrohet në një arenë lufte. Britanikët, amerikanët, NATO e Rusia, kanë folur për këtë. Tashmë, në hapësirë enden satelitë spiunë, satelitë për enkriptimin e komunikimeve, për drejtimin e raketave dhe sigurimin e mbarëvajtjes së një ekonomie. E me siguri, brenda pak vitesh do të ketë edhe pajisje ushtarake. Disa vende, shkruan britanikja Daily Mail, kanë Komanda Hapësinore brenda ushtrive të tyre, duke përfshirë SHBA-në, Indinë, Rusinë, Kinën dhe Britaninë e Madhe. Të paktën për këtë dekadë, një luftë në hapësirë do të kishte të bënte kryesisht me luftën në Tokë.