Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 2.5%, duke rritur njëkohësisht vigjilencën ndaj pasojave ekonomike të luftës në Lindjen e Mesme. Guvernatori Gent Sejko u shpreh se konflikti ka sjellë një rritje të shpejtë e të fortë të çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera energjitike në tregjet botërore. Niveli i ndikimit të këtyre goditjeve në ekonominë shqiptare është ende e vështirë për t’u vlerësuar.