Franca dhe Gjermania, dy vendet lider në Evropë, kur flitet për Rusinë dhe luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë, duket të jenë kilometra larg. Dallimet më të mëdha mes tyre, kanë të bëjnë me forcimin e mbrojtjes ushtarake kundër Rusisë. Franca kundërshton një plan të udhëhequr nga Gjermania për të ndërtuar një sistem evropian të mbrojtjes ajrore.