Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës, Benny Gantz ranë dakord të formojnë një qeveri uniteti emergjente. Ata u takuan privatisht për rreth 30 minuta në Tel Aviv, ku analizuan detajet e marrëveshjes. Në deklaratën e partisë së Unitetit Kombëtar të Gantz thuhet se do të formohet një kabinet lufte i përbërë nga Netanyahu, Gantz dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant. Ky kabinet do të fokusohet në krijimin e strategjisë së Izraelit në betejën kundër Hamasit.