Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy shtetas, njëri prej të cilëve banues në Burrel dhe ka proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, të gjithë banues në Durrës, pasi u kapën në flagrancë në 5 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë. Shtetasit u kapën nga specialistët për Hetimin e Krimeve, pas kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.