Lidhja e Mozzik me Lotina Hazirin ka qenë tejet e komentuar kohëve të fundit, prej kur u bë e ditur se mes tyre ka nisur një romancë. Ndonëse, dyshja respektojnë privatësinë e njëri-tjetrit, e sidomos për të folur për relacionin e tyre, Mozzik konfirmoi së fundmi lidhjen me të, gjatë emisionit Reload, duke potencuar gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.