Futbollisti shqiptar geraldo bajrami është vënë në qendër të vëmendjes së mediave britanike dhe shkaku është një gjest supersticioziteti që është tipik për popullsinë shqiptare. Qendërmbrojtësi i Kidderminster Harriers, skuadër që militon në divizionin më të ulët në futbollin anglez në muajin tetor zbriti në fushën e lojës në një ndeshje të FA Cup me hudhër në corape, një gjest që vetë futbollisti e shpjegoi në një intervistë të tij për 'The Athletic'