Drejtuesit e Ligës Spanjolle të Futbollit kanë vendosur të modifikojnë protokollin për rikthimin e skuadrave në stërvitje. Lajmi bëhet i ditur nga Cadena Cope sipas së cilës, skuadrat do të duhet të kthehen në stërvitje 1 jave dhe jo 15 dite përpara ndeshjes së parë në momentin e rifillimit të kampionatit. Por jo vetëm kaq, gjithnjë Sipas Cadena Cope, futbollistët do të fillojnë që të kryejnë testet për coronavirus të martën që vjen në 28 prill.